AKTUALITET, 25 Qershor 2019, 18:44

Gruaja e poetit Havzi Nela, i dënuar me vdekje me firmën e babait të Edi Ramës, proteston në Kukës

Gruaja e poetit Havzi Nela, i dënuar me vdekje me firmën e babait


Pjesë e protestës së sotme në Kukës ka qenë edhe gruaja e Havzi Nelës, poetit dhe arsimtarit të ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës, me firmën e babait të kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama.

Zonja Nela së bashku me një foto të bashkëshortit të saj Havzi Nelës i është bashkuar protestës së sotme të Partisë Demokratike kundër qeverisë Rama.

“Jam në protestë për martirin, dëshmorin dhe heroin e trimave siç është bashkëshorti im Havzi Nela. Zoti ja fali jetën dhe ia mori babai i Edi Ramës bashkë me Fatmira Rackën, Samir Avdiun, Hekuran Isain Agim Hoxhën edhe shumë të tjerë”, ka thënë ajo për FaxNews.

Kryeministri Edi Rama, asnjëherë nuk ka kërkuar ndjesë, për faktin se babai i tij ka firmosur dënimin me vdekje, të poetit të njohur.

VIDEO: