AKTUALITET, 23 Maj 2019, 11:17

Dalin detaje nga hetimi për dosjen 339, Gjykata vendos të ekstradojë ‘kokën’ e bandës së Shijakut

Dalin detaje nga hetimi për dosjen 339, Gjykata vendos të


Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë Hajri Seferin që cilësohet si kreu i bandës së Shijakut.

Kundra këtij vendimi kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij duke u shprehur se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të “grupit të strukturuar Kriminal dhe Krijim” i “Grupit Kriminal”.

Për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës por që akoma nuk është shqyrtuar çështja. Nëse Apeli i Durrësit vendos pro ekstradimit atëherë topi mbetet në derën e Ministres së Drejtësisë.

Hajri Seferi ishte shpallur nga Italia që në vitin 2016 në kërkim ndërkombëtarë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit kriminal.