AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 18:01

Rama vijon fushatën në Cërrik, ‘kyç’ gojën për përgjimet

Rama vijon fushatën në Cërrik, ‘kyç’

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale duke prezantuar të tjerë kandidatë për zgjedhjet lokale. Sot pasdite ishte në qytetin e Cërrikut. Rama përsëriti sërish të njëjtat mesazhe që kemi dëgjuar edhe në takimet e para elektorale.

Gjithë fjalimi i tij ishte një shfryrje ndaj opozitës, për të cilën tha se ajo është e alarmuar nga reforma në drejtësi. Rama u shpreh i vendosur për të mos u tërhequr nga 30 qershori, ndërsa për përgjimet e publikuara nga ‘Bild’ ai nuk tha asgjë.

Megjithatë në portretin e tij shihej qartë mungesa e qetësisë. Përgjimet mes Vangjush Dakos dhe bandës kriminale të Avdylajve që tregonin se si bliheshin votat në Shijak, i kanë dhënë forcë opozitës për kauzën e saj të zgjedhjeve të lira. Ndërsa për qeverinë ‘Rama’ kjo ishte një goditje tjetër e rëndë.