AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 18:11

Përgjimet e BILD/ Si e kundërshtoi deputetja socialiste veten e saj

Përgjimet e BILD/ Si e kundërshtoi deputetja socialiste veten e saj


Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjalameti, ka komentuar ditën e sotme përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane, BILD.

E pyetur në studion e emisionit “Top Talk”, nëse beson se gazeta gjermane Bild është përdorur politikisht nga opozita në Shqipëri, Gjylameti u përgjigj: “Sa u përket çështjeve të mediave, që përdoren apo jo politikisht. Nuk mund të them për rastin Bild nëse është përdorur apo jo. Ajo që mund të them është se media të caktuara në Shqipëri, pa flirtuar informacionin dhe duke qenë se janë marrë duke publikuar me dashje, apo padashje për të nxirë imazhin e Shqipërisë, kjo gjë është vërtetuar”.

Si duket Gjylameti ka ndryshuar mendje nga hera e fundit, kur e quante shkrimin e publikuar në BILD për përgjimet, si një artikull të financuar nga opozita me paratë e pista.

“Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri”, shprehej Gjylameti më 15 maj.

Si duket vërejta e kryeministri Edi Rama pas reagimit të saj ka bërë të veten, e kësisoj Gjylameti tregohet më e matur me BILD.