AKTUALITET, 7 Maj 2018, 22:55

Ç’PO NDODH NË ELBASAN/ Artan Hoxha me deklaratë të FORTË: Grupet KRIMINALE lëvizin me armatim…

Ç’PO NDODH NË ELBASAN/ Artan Hoxha me deklaratë të

Gazetari Artan Hoxha ka folur per ngjarjet e fundit qe kane ndodhur ne Elbasan, ku disa makina ne disa dite te ndryshme jane hedhur ne ere me tritol.

Ai tha se edhe sot qe flitet, ne Elbasan “grupe që kanë mbi 15 vjet në aktivitet lëvizin me eskortë dhe armatim të rëndë, me suport të aleancave politike që kanë”.

“Për cdo 2-3 ditë hidhet ndonjë makinë në erë në Elbasan, po te pyesesh qytetaret se e kujt ishte makina, e dine shume mire e ta thone emrin, por mediat s’e raportojnë.

Kujtojme ne shtator-tetor të vitit të kaluar Elbasani u vu në epiqendër, sot në Elbasan grupe që kanë mbi 15 vjet në aktivitet lëvizin me eskortë dhe armatim të rëndë, sot që po flas, me suport të aleancave politike që kanë. Se si është e mundur që të sulmosh skuadrën operacionale e të mos hyje gjemb ne kembe?

Si i ndihmon politika? Së pari duke mos e përmendur, duke e anashkaluar. Si ka mundësi që ministri ka thene jane dy fise, Capja e Cela…Njeri eshte ne hetim tjetri…Janë zgjedhjet vitin tjetër e ata duhen në betejë. Si ka mundësi që prokuroria që shkoi në Elbasan e po hetonte ai u hoq i pari, se lanë as 2 muaj, cfare ndodhi atje? Cfare i ndodhi prokurores së përgjithshme të përkohshme?

Ky veprim me efekte në terren s’me pëlqeu, morën frikë atje se panë që shteti po lëvizte. Teksa policia merret me vettingun nga ana e vet, krimi s’është në vetting vetë, po vendosin ura e lidhje…”