AKTUALITET, 7 Maj 2018, 22:20

Shpërthen Kokëdhima, akuza të forta Ramës për futjen e kriminelëve në parlament

Shpërthen Kokëdhima, akuza të forta Ramës për futjen e

Ish deputeti Koço Kokëdhima, njëkohësisht edhe ish bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, ka shpërthyer nga studio e emisionit "Opinion", me akuza ndaj kryeministrit.

Kokëdhima ka thënë se Rama ka komplotuar kundër mandatit të tij sëbashku me gjykatësit.

"Nuk kam qenë asnjëherë subjekt i dekriminalizimit. Të deklarosh për mua duke mos qenë subjekt dekriminalizimi nuk është një fakt i vërtet. Vendimi i Gjykatës është publik. Unë nuk jam gjykuar. Nuk kam patur akuzë, nuk jam akuzuar për asnjë cështje. Papajtushmëria e mandatit është gjykuar nga gjykatësit e korruptuar që kanë ikur se nuk justifikojnë paratë.Gjykatësit e korruptuar në bashkëpunim me Edi Ramën, Sali Berishën bashkëpunuan kundër mandatit tim."

Kokëdhima ka folur edhe për futjen e kriminelëve në parlament, duke bërë akuza të forta ndaj Ramës. Kokëdhima tha se e paralajmëroi Ramën për të mos futur në parlament kriminelët por se ky i fundit nuk i dëgjoi.

"Ata janë personat e zgjedhur nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Këta njerëz me precedentë penalë, janë kolegët dhe miqtë e Edi Ramës dhe Berishës. Unë e kam kundërshtuar çdo emër të papërshtatshëm. I kam thënë Ramës se çdo njeri me precedentë penalë nuk duhet të jetë në parlament. Saimir Tahiri nuk ishte as për ministër as për zyrtar të lartë.  Edhe në mbledhjet e partisë i sillte si modele suksesi. Ai bashkë me Saliun, kriminalizuan politikën në Shqipëri. E mbytën politikën me njërëz me precedent kriminal. Njerëz të pashkolluar, me servile dhe koketa."

Ish deputeti ka thënë se Edi Rama rezultoi një zhgënjim dhe se ai nuk mund të qeverisë me sinqeritet me askënd.

"Rama është një zhgënjim. Rama dhe Meta parcelizuan shtetin. Punuan për të krijuar vetëm pushtet dhe pasuri. Ndanë institucionet e shtetit në parcela. Nuk mund të qeverisë Rama me sinqeritet me askënd, as me zotin."

Kokëdhima gjithashtu ka zbuluar planin e dikurshëm të  kryeministrit Edi Ramë, për të burgosur aleatin e tij në qeverisje, Ilir Meta. Kokëdhima me përgjigjen e tij, nënkuptoi se Rama kishte kërkuar nga institucionet nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës. Ish deputeti nuk e shpjegoi konkretisht në lidhje me çfarë do të ngrihej akuza ndaj Metës.

/TPZ.AL/