TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koço Kokëdhima ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në mbrëmjen e sotme, ku ka hedhur akuza të rënda për Edi Ramën. Por përpos këtyre akuzave, Kokëdhima ka replikuar edhe me drejtuesin e emisionit, Blendi Fevziu. Kokëdhima ka thënë se Fevziu nuk di të thotë asgjë përveç akuzave të Sali Berishës. Ndërkohë, moderatori e ka akuzuar Kokëdhimën për përfshirje në tendera dhe afera.
Kokëdhima: Ju nuk jeni në gjendje të bëni asgjë kundër meje. Përveç atyre të Sali Berishës, nuk di të thuash asgjë.
Fevziu: Se sa di unë mund të ta dëshmoj shumë mirë.
Kokëdhima: Ju nuk mund të bëni asgjë. Asnjë akuzë.
Fevziu: Keni patur akuzë për gazetën Sporti Popullor. Keni patur akuza për tendera.
Kokëdhima: E ke shumë gabim. Unë kam përdorur titullin e një Gazeta Sporti. Ka qenë 8 muaj i mbyllur. Kam përdorur vetëm titullin.
Fevziu: A ka patur akuzë konkrete?
Kokëdhima: Mendon se më ka bërë njëri favor?
Fevziu: Keni patur akuza për tendera publikë.
/TPZ.AL/