AKTUALITET, 7 Maj 2018, 22:50

Artan Hoxha paralajmëron shpalljen “non grata” të …

Artan Hoxha paralajmëron shpalljen “non grata” të …

“Ka ende shumë emra zyrtarësh që pritet të shpallen non grata nga SHBA-të. Ka emra që tani janë në Parlament”, kështu është shprehur gazetari investigativ Artan Hoxha, në emisionin “Tonight me Ilva Taren” në Ora News, teksa ka folur për veprimtarinë e zyrtarëve.

Më tej Hoxha ka thënë se duhet bërë durim pasi listat do të dalin pas pak kohësh, ndërsa nuk ka pranuar të thotë emra.

“Duhet të kemi durim sepse ata do t’i publikojnë vetë shumë shpejt emrat. Por po presin të gjejnë kohën që të publikojnë listën”.