AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 18:11

Covid në Malin e Zi/ 59 raste të reja në 24 orët e fundit, humbin jetën dy persona

Covid në Malin e Zi/ 59 raste të reja në 24 orët e fundit,

Mali i Zi duket se tashmë është rikthyer në hartën e vendeve ku ditë pas dite raporton raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Malin e Zi kanë humbur jetë dy persona dhe janë konfirmuar pozitivë me Covid, 59 raste të reja.

Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend kanë vdekur 29 pacientë të prekur me koronavirus, derisa janë infektuar 2024 persona. Ndërkohë vijojnë të jenë aktive me koronavirus 1618 persona.