AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 18:06

Thaçi nga Haga mbërrin në Rinas, niset drejt Kosovës

Thaçi nga Haga mbërrin në Rinas, niset drejt Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas katër ditë intervistimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka mbërritur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka bërë me dije se kreu i shtetit ka zbitur në aeroportin e Rinasit dhe është nisur drejt Kosovës.

Në një prononcim për mediat ambasadori ka theksuar se bashkë me presidentin është rrugës për në Kosovë.

Ndërkohë në orën 19:30 pritet që presidenti Thaçi të pritet në Morinë nga shumë qytetarë.