AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 14:06

“Do kishim një qeverisje shumë më të mirë, më pak krim e korrupsion”, Meta flet për gjestin e thjeshtë që siguron vazhdimin e jetës, dhurimi i gjakut


Nëse shembulli i dhurimit të gjakut dhe përkushtimit të atyre që e bëjnë shpesh këtë gjest aq domethënës, do shtrihej në të gjithë sektorët e jetës, shoqëria dhe vendi ynë do ishte më i mirë do të ishin shumë më mirë se sa jemi sot.

Kreu i shtetit Ilir Meta, duke vlerësuar rëndësinë që ka dhurimi i gjakut, jep një mesazh të fortë edhe për qeverisjen.

Do kishim një qeverisje shumë më të mirë, do të kishin institucione shumë më të forta dhe funksionale, do të kishim një klasë politike që vë njerëzit e thjeshtë mbi veten.

Padyshim që do kishim shumë herë më pak korrupsion, më pak krim, më pak dhunë, por do të kishim shumë më tepër tolerancë dhe respekt për dinjitetin njerëzor dhe do kishim një shoqëri shumë më të bashkuar e të shëndetshme“, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTE

Sot, pas 2 vitesh jetë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, ndihem krenar për punën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.

I falenderoj të gjithë vullnetarët, institucionet shtetërore, shoqatat, komunitetet fetare, por kryesisht të rinjtë në mbarë vendin, për përkushtimin e tyre për mbështetjen e kësaj kauze jashtëzakonisht humane e fisnike, si edhe për angazhimin konkret për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me gjak, për ata që kanë nevojë, duke bërë të mundur vazhdimin e jetës për qindra e mijëra bashkëqytetarë në Shqipëri.

Falë impenjimit dhe kontributit të dhuruesve të ndryshëm janë përballuar situata të vështira siç janë stina e verës dhe ajo e dimrit, por edhe pandeminë COVID-19, kur mungesa e furnizimit me gjak është ndjerë më shumë.

Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri që jep, dhuron, ndihmon dhe përkujdeset për të tjerët. Nëse shembulli i përkushtimit të dhuruesve të vazhdueshëm të gjakut do shtrihej në të gjithë sektorët e jetës, shoqëria dhe vendi ynë do ishte më i mirë do të ishin shumë më mirë se sa jemi sot.

Do kishim një qeverisje shumë më të mirë, do të kishin institucione shumë më të forta dhe funksionale, do të kishim një klasë politike që vë njerëzit e thjeshtë mbi veten.

Padyshim që do kishim shumë herë më pak korrupsion, më pak krim, më pak dhunë, por do të kishim shumë më tepër tolerancë dhe respekt për dinjitetin njerëzor dhe do kishim një shoqëri shumë më të bashkuar e të shëndetshme.