AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 17:54

Basha uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve

Basha uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve "Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik, në paqe e të zhvilluar.", shkruan Basha.