AKTUALITET, 17 Korrik 2020, 14:17

U gjet e vdèkur në pyll, 16-vjeçarja shqiptare përcillet sot për në banesën e fundit

U gjet e vdèkur në pyll, 16-vjeçarja shqiptare përcillet


Pòlicia vijon hetimet për 16-vjeçare në Greqi, ndërsa ditën e sotme do të bëhet funerali i saj në orën 18:30 nga Tempulli i Shenjtë i Agios Athanasios Baras. Maria Hyseni u gjet e vdèkur dy ditë më parë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun e vdèkjes.

Pritet përfundimi i ekzaminimit mjekoligjor dhe hetimit që do të zhvillohet në Larisa, nga ku do të kuptohet nëse vajza e mitur vdíq nga vetëvrásja apo ishte vrásje.

Ka dyshime që është hedhur nga skela, ndërsa një tjetër pistë hetimi i referohet takimit me një pòlic 27 vjeçar. Ky i fundit ka dhënë dëshminë duke thënë se nuk vuri re asnjë shenjë shqetèsimi tek vajza dhe lajmin trágjik e mësoi të nesërmen nga mediat.

Ndërsa kushëriri i 16-vjeçares dha detaje se e çoi deri në vendin e takimit me pòlicin, por u largua pa e parë se çfarë do të ndodhte mes tyre. “Isha në shtëpinë time kur ajo më thotë që të shkojmë tek sheshi kryesor së bashku për një shëtitje. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj.

E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina. Personi nga Athina e thirri dhe i tha ‘Unë jam këtu, ku je ti?’, ndërsa ajo ia ktheu: ‘Tani po vij’. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. ‘Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë’”, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.