AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 18:45

Covid-19 i merr jetën 55-vjeçares nga Elbasani, 19 viktima vetëm gjatë muajit dhjetor

Covid-19 i merr jetën 55-vjeçares nga Elbasani, 19 viktima

Një 55-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e COVID-19. Ajo ishte shtruar prej dy ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Vetëm gjatë muajit dhjetor, në Elbasan kanë ndërruar jetë 19 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë autoritetet shëndetësore raportuan 580 raste dhe 11 viktima.