AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 18:18

E përplas makina, vdes në vend këmbësorja në Vlorë. Çfarë thotë policia

E përplas makina, vdes në vend këmbësorja në

Një këmbësore 75-vjeçare ka humbur jetën sot në qytetin e Vlorës pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës”.

Policia ka nisur hetimet si dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.