AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 10:03

E tmerrshme çfarë hamë/ AKU bllokon 27 ton mish nga Brazili, ishte me salmonelë!

E tmerrshme çfarë hamë/ AKU bllokon 27 ton mish nga Brazili,

AKU ka bllokuar sërish një sasi të konsiderueshëm mishi që vinte nga Brazili, në të cilin është konstatuar prezenca e salmonelës, një bakter i rrezikshëm. Konkretisht, është bllokuar një kontenier me 27 ton mish, fileto pule.

Njoftimi 

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.