AKTUALITET, 29 Maj 2020, 13:41

"Çmendet" Ardi Veliu, justifikon dhūnën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje!


Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë një deklaratë të papranueshme, duke justifikuar dhūnën e policisë ndaj 15 vjeçarit, pranë Liqenit Artificial, duke përdorur një video të nënës së tij.

Sipas Veliut, video e papërshtatshme e nënës, tregon se çfarë familje ka djali që u dhūnua nga policia.

“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.

Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja? Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.

Kjo është mamaja e djalit me pistōletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.

Zoti Veliu, me sa duket i gjykon veprimet e qytetarëve, bazuar në sjelljen e të gjithë familjes apo fisit dhe jo sjelljen individuale në momentin e ngjarjes. Kjo video është një dëshmi e nivelit të ulët intelektual, që përfaqëson Policinë e Shtetit.

VIDEO:

Edhe pse deklarata e tij ishte fare e qartë dhe nuk linte asnjë vend për interpretim, Veliu, siç ndodh rëndom me zyrtarët që kapen në skandal, ka deklaruar se fjalët e tij u nxorrën nga konteksti dhe se nuk do të largohet nga posti që mban.

Reagim i Ardi Veliut:

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krīm” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!