AKTUALITET, 29 Maj 2020, 13:39

Përshkallëzohen protestat në SHBA pas vdekjes së afro-amerikanit, i vihet flaka një stacioni policie

Përshkallëzohen protestat në SHBA pas vdekjes së

Në Minneapolis të SHBA-së, vijojnë protestat, pas vdekjes së një afro-amerikan të pa armatosur, i cili ndodhej nën kujdestarinë e policisë.

Një oficer policie u filmua teksa kishte vendosur gjurin në qafën e 46 vjecarit, mes thirrjeve të këtij të fundit se nuk arrinte të mbushej me frymë.

Pas vdekjes së tij, protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni policie në Mineapolis.

Presienti Trump, deklaroi në rrjetin social Twitter, se këta "keqebërës", po e përdhosin kujtimin e Floyd dhe se Garda Kombëtare duhet të ndërhyjë në këtë situatë të tensionuar.

Nga ana tjetër Twitter, ka vendosur sërish një njoftim në statusin e presidentit, ku lexuesit paralajmërohen se postimi i presidentit përmban mesazhe dhūne.

Familjarët e Floyd, kanë kërkuar që policët e përfshirë në vdekjen e tij, të akuzohen për vrāsje, por prokurorët po vijojnë të shqyrtojnë rastin dhe të mbledhin prova.

Gjatë protestave një gazetar i CNN është arrestuar nga policia, me arsyetimin se nuk lëvizi nga vendi, kur u urdhërua nga autoritetet.

/TPZ.al/