AKTUALITET, 10 Nëntor 2018, 23:32

“Çka na bashkon, na mbron”, mesazhi i Grida Dumës: Shqipëria ka ende shpresë, por duhet të…

“Çka na bashkon, na mbron”, mesazhi i Grida Dumës:

Deputetja e PD-së, Grida Duma në një koment në faqen e saj në Facebook, shkruan se Shqipëria ka ende shpresë, por kjo mund të ndodhë duke ruajt vlerat që i bashkon shqiptarët.

Duma thekson se europa ka sot si shqetësime ekstremistët, populistët, urrjetjen etj.

Ndërsa në Shqipëri është bërë normale që politikanët me dosje të dalin në publik dhe të zhgërdhihen.

„Në veshët e shqiptarëve gumëzhin shembja e rradhës, vrasja e rradhës, skandali i radhës, mbytja e skandalit me sharje, maternitete që inagurohen me urime kryeministrore, gazetarë që lexojnë përgjime politikanësh, politikanë që tregojnë dosje prokurorësh; ekranë të verbër ku njerëzit në mëngjes, drekë, darkë shohin zgërdhirjen e paturp të politikanëve me dosje. Këta të fundit janë aq të mbaruar në llumin ku janë zhytur, sa as vetë nuk dinë nëse janë më mirë para apo prapa hekurave.

Dita e shqiptarëve nuk thërret dot për problemet e veta të jetës, e pafrymë nga helmi i përditshëm i llumit politik“, thekson Duma.

Statusi i plotë i Grida Dumës

“Evropa është e kërcënuar..; nga populistët, nga ekstremistët, nga frika që ushqejnë, nga urrejtja me të cilën e ushqejnë, një Evropë e kërcënuar dhe e sulmuar”

Kushdo që vjen nga Shqipëria apo nga Kosova në kongresin e partive popullore evropiane, nuk ka sesi të mos shohë sa thellë gjatë këtyre viteve jemi zhytur në shkatërrim.

Në veshët e shqiptarëve gumëzhin shembja e rradhës, vrasja e rradhës, skandali i radhës, mbytja e skandalit me sharje, maternitete që inagurohen me urime kryeministrore, gazetarë që lexojnë përgjime politikanësh, politikanë që tregojnë dosje prokurorësh; ekranë të verbër ku njerëzit në mëngjes, drekë, darkë shohin zgërdhirjen e paturp të politikanëve me dosje. Këta të fundit janë aq të mbaruar në llumin ku janë zhytur, sa as vetë nuk dinë nëse janë më mirë para apo prapa hekurave.

Dita e shqiptarëve nuk thërret dot për problemet e veta të jetës, e pafrymë nga helmi i përditshëm i llumit politik.

Ndërsa evropianët shqetësohen për ekstremizimin, për populizmin, për urrejtjen racore, të cilat janë problem të mëdha, ne vuajmë probleme po aq të mëdha, por shumë më banale. Për këdo që mendon që s’ka më keq, e se gjërat s’mund të bëhen më keq, duket se gjithmonë më keq ka, dhe problemet nuk do të zgjidhen kurrë vetë.

Në Evropë, liderët e partive popullore, megjithë dallimet mes tyre, i kërkuan njëri- tjetrit të ruanin disa kolona të përbashkëta, ti forconin pikat që i bashkonin.

Ne nuk jemi në këto kushte, por në Shqipërinë tonë dhe mes shqiptarëve ka shpresë, sepse ruajmë vlera që na bashkojnë, pavarësisht dasive artificiale krahinore, pavarësisht hasmërive të kota politike. E keqja e madhe ka fytyrën e krimit e padrejtësisë, pasigurisë e shtrenjtësisë së jetës; ajo bashkon në mendje shqiptarët që duan të ndalojnë helmimin e të ardhmes.

Askush nuk e pranon më këtë maskaradë që trumbeton rilindjen, por ringjall kalbjen dhe atrofizimin.

Jo rrallë në histori pas maskës së problemit gjendet fytyra e zgjidhjes. Shpirti evropian përballë sfidës kërkon zgjidhjen, jo shpëtimin tek ikja. Çka na bashkon, na mbron.