TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte propozuar si pasuese të postit të tij kur në qershor të vitit të kaluar u publikua propozim-aktakuza ndaj tij.
“Po është diskutuar një vit më parë. Është pak jo korrekte nga ana ime, sepse këtë bisedë e kam pas me ish-presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por po, është diskutuar me mua”.
Çitaku tha se ajo e kishte refuzuar këtë propozim të ish-presidentit Thaçi, sepse i ishte dukur jo etike ta marrë postin e të parës së shtetit në atë kontekst politik.
“Është hapur kjo temë dhe përgjigjja ime ka qenë jo, sepse karrierën time politike dhe institucionale e kam ndërtuar me punën time dhe mua më dukej jashtëzakonisht e rëndë, sidomos marrë parasysh relacionin tim me presidentin Thaçi që unë të ulëm në atë karrige, ndërkohë që aktakuza ishte bërë publike dhe ishte bërë e qartë që aktakuza do të konfirmohej dhe mua më është dukur joetike. Etika është e rëndësishme në politikë”, – tha Citaku për median në Kosovë.
Duke folur për arrestimet e Gjykatës Speciale, Çitaku tha se në Hagë është duke u akuzuar UÇK-ja dhe jo individët.