BALLKAN, 20 Qershor 2021, 20:00

Javën e ardhshme Albin Kurti takim me Presidentin Macron në Paris. Ja çfarë pritet të diskutohet

Javën e ardhshme Albin Kurti takim me Presidentin Macron në Paris. Ja


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme pritet të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat kosovare pas një takimi që Kurti ka zhvilluar këtë të dielë me këshilltaren politike për Ballkan të Macron, Isabelle Dumont.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy liderëve të shteteve pasi Kurti u zgjodh si kryeministër i Kosovës. Pak muaj më parë, Macron i dërgoi një letër Kurtit ku i uronte fitoren në zgjedhje, dhe ku i kërkonte që të mos ndërprente dialogun me Serbinë.

Pikërisht kjo do të jetë pjesë e diskutimeve që do të zhvillohen në takimin mes tyre.  Gjithashtu mediat kosovare shkruajnë se pjesë e diskutimeve do jenë dhe bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës dhe vizitën e fundit të Kurtit në Bruksel ku u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.