TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Ramush Harandinaj ka treguar me fakte se është i apasionuar mbas ecjes në male. Sot, ai ka vendosur që të eksplorojë bjeshkët e Shalës, duke treguar edhe kufirin me Serbinë.
“23 qershor 2021, kemi ecur në Shalë nga ku ndahet rruga për Bistricë. Kjo pjesë quhet Borçan, disa vendbanime të vogla të banuara me serbë. Atje është kufiri me Serbinë. Jemi në bjeshkën më të bukur të Kosovës,”-tha Haradinaj.
Ajo që bie në sy nga Haradinaj është fakti se ai është i gjithi i veshur me të zeza, ndërsa në kokë mban një kapuç dhe syze. Vallë, mediat serbe a do ta quajnë vizitën e tij pranë kufirit, “provokacija”?