BALLKAN, 23 Qershor 2021, 18:22

Bilanci në Greqi, 520 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Bilanci në Greqi, 520 raste të reja dhe 14 viktima në 24


Greqia ka regjistruar 14 viktima dhe 520 raste të reja nga COVID-19. Vendi fqinj nga nesër heq maskat në ambientet e jashtme teksa ka marrë së fundmi dhe disa masa të tjera lehtësuese.

Teksa vendi ndodhet në sezon turistik, shifrat janë optimiste në krahasim me muajt e mëparshëm.

Në 24 orët e fundit, 225 raste ishin vetëm në Atikë, 61 prej të cilave në Athinë kurse 44 në Selanik.