BALLKAN, 20 Qershor 2021, 20:55

E frikshme/ Makina rrotullohet dhjetra metra në kodrinë, plagoset drejtuesi i mjetit (Video)

E frikshme/ Makina rrotullohet dhjetra metra në kodrinë, plagoset


Një aksident i frikshëm është regjistruar ditën e sotme në zonën e njohur si Bjeshka e Deçanit në Kosovë.

Një makinë tip fuoristradë “Rally” ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar për disa dhjetra metra në një kodrinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30.

Policia e Kosovës bëri me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Pejës për shërbim mjekësor.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një aksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij aksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK” – njofton policia e Kosovës.