TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emiliano Martínez është gjithnjë e më pranë Chelsea-t. Portieri argjentinas ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Londër, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Chelsea dhe Aston Villa kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e tij.
Marrëveshja parashikon një transferim të përhershëm për rreth 7.5 milionë paund, ndërsa Martínez pritet të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso.
Lëvizja vjen pas një vere të komplikuar për 33-vjeçarin. Aston Villa afroi portierin japonez Zion Suzuki për rreth 30 milionë paund, duke e bërë të qartë se Martínez nuk është më zgjedhja e parë e Unai Emery-t. Një transferim i mundshëm te Juventus u rrëzua më herët gjatë merkatos. Chelsea, ndërkohë, vendosi të ndërhyjë pas paraqitjes së dobët të Robert Sánchez në fitoren 3-2 ndaj Fulhamit, ku portieri spanjoll u kritikua për dy golat e pësuar.
Martínez, kampion bote me Argjentinën në vitin 2022 dhe një nga portierët më të spikatur të viteve të fundit, do të sillte eksperiencë të madhe në portën e Chelsea-t. Sipas Fabrizio Romano, “Dibu” e ka pranuar tashmë projektin e Chelsea-t dhe dëshiron transferimin. Nëse dokumentacioni përfundimtar mbyllet, Martínez do të bëhet një tjetër përforcim i rëndësishëm i Chelsea-t në ditët e fundit të merkatos.