TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-mesfushori hungarez i Queens Park Rangers dhe FC Porto, Ákos Buzsáky, rezulton i zhdukur prej një jave, ndërsa policia po e kërkon që prej 18 gushtit.
“Biseda jonë e fundit ishte javën e kaluar, kur ai ishte në shtëpi”, i tha babai i tij gazetës Blikk, duke shtuar se nuk e dinte që djali i tij ishte shpallur i zhdukur. Ai tha gjithashtu se Buzsáky kalon periudha të gjata në Greqi, ku punon në sektorin e ndërtimit.
44-vjeçari fitoi Kupën UEFA (sot Europa League) në vitin 2003 me Porton e Mourinhos dhe luajti 20 ndeshje me kombëtaren e Hungarisë.