SPORT, 25 August 2026, 18:47

Gati për aventurën e re, surpriza e Maran te Shqipëria: Shumë eksperienca që do i kujtoj gjithmonë

Andri Hadroj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së FC Polisia në kampionatin ukrainas të futbollit, duke ndërprerë me marrëveshje disa ditë më parë akordin që kishte me klubin ukrainas.

Mbrojtësi nuk aktivizohej rregullisht në Ukrainë dhe përfundoi në radhët e skuadrës së dytë të klubit që e bleu nga Partizani. Tashmë ai bëhet gati për një aventurë të re por përpara saj, Hadroj ka zgjedhur që nëpërmjet rrjeteve sociale t’i jepte një mesazh lamtumire klubit ku kishte kaluar dy vitet e fundit.

“Gjatë kohës sime në FC Polisia, kam ndarë shumë përvoja që do t’i kujtoj gjithmonë. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që më mbështetën gjatë gjithë këtij udhëtimi, dhe veçanërisht ndaj z. Butkeviç për besimin, mbështetjen dhe respektin e tij. I uroj klubit, lojtarëve, stafit dhe presidentit suksese të vazhdueshme dhe gjithë të mirat në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka”, shkruante Hadroj. Edhe pse nuk aktivizohej rregullisht, lojtari iu grumbullua nga trajneri Maran për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor të Shqipërisë.