TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Historike për vendin tonë. Shqipëria merr medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë Islam Dudaev. Mundësi Dudaev u shpall kampion në kategorinë deri në 74 kilogramë në stilin e lirë, pas fitores në finale ndaj Fati Vejselit, mundësit shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Finalja nuk shkoi deri në fund, pasi Vejseli pësoi një dëmtim dhe nuk mundi ta vazhdonte përballjen. Mundësi tjetër që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka siguruar medaljen e argjendtë për vendin tonë.
Abakarov garoi në kategorinë 65 kg, stil i lirë, ku arriti deri në finalen e madhe. Në sfidën për medaljen e artë, ai u përball me turkun Ahmet Duman, ndaj të cilit humbi me rezultatin 4–2. Me këtë rezultat, Abakarov ngjitet në podium dhe i dhuron Shqipërisë një medalje të argjendtë, pas një paraqitjeje pozitive. Medaljet e fituar në Taranto nga mundësit kuqezi janë shumë të rëndësishme, duke e ngjitur flamurin kuqezi në podiumin e një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive të Mesdheut.