TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leipzigu fitoi 3-4 në frymën e fundit ndaj Basaksehirit në Stamboll, duke vënë në presion dy ekipet pretendente në Grupin H, Manchester United dhe Paris Saint Germain.
Deri në minutën e 43-të, skuadra gjermane udhëhiqte 0-2 me gola të Poulsenit dhe Mukieles, por në minutën e tretë shtesë të fraksionit të para shkurtoi diferencën në 1-2 Kahveci. U duk sikur goli i Olmos në minutën e 66-të (1-3) e “vrau” përfundimisht sfidën, por Kahveci realizoi dy gola të tjerë në minutat 72’ dhe 85’, gjithsesi, në kohën shtesë Sorloth shënoi një gol me shumë peshë, duke i dhënë fitoren Leipzigut.
Në Grupin E, ku Chelsea dhe Sevilla e kanë siguruar kualifikimin, Krasnodari fitoi 1-0 ndaj Rennes me gol të Berg, duke siguruar biletën për në Europa League.