TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi mban gjithçka të hapur për kualifikimin për në fazën tjetër në Champions League. Zikaltrit fituan me vështirësi 3-2 në Gjermani kundër Borussia Monchengladbach, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e fundit ndaj Shakhtar.
Darmian zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, ndërkohë që skuadra gjermane u përgjigj në fundin e fraksionit të parë me Plea. Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për Interin që shënoi dy gola me Romelu Lukakun. Në minutën e 76-të, Plea rihapi ndeshjen ndërkohë që në minutat e fundit ai do të realizonte edhe të tretin, por që do të anulohej, pasi një nga shokët e tij ishte në pozicion jashtë loje.
Atletico Madrid barazoi 1-1 në super duelin ndaj Bayern Munich. Sfida u zhbllokua nga një gol i Joao Felix në minutën e 26-të. Talenti portugez e dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Marcos Llorente. 4 minuta nga fundi i ndeshjes, Muller vendosi baraspeshën nga pika e bardhë. Liverpooli fitoi me vështirësi 1-0 kundër Ajax. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga talenti 19-vjeçar Curtis Jones.