SPORT, 1 Dhjetor 2020, 14:30

Elseid Hysaj fiton “ndeshjen” me koronavirusin, gati të rikthehet te Napoli

Elseid Hysaj fiton “ndeshjen” me koronavirusin, gati të

Elseid Hysaj mposht koronavirusin, ashtu sikurse edhe Marash Kumbulla një ditë më parë, Mbrojtësi i kombëtares shqiptare doli pozitiv në testin e bërë para sfidës që Shqipëria luante në Nations League kundër Kazakistanit.

Ai mungoi në atë përballje dhe në të radhës kundër Bjellorusisë. Hysaj u fut në karantinë në Shqipëri dhe tani në Itali Corriere del Mezziogiorno raporton se në tamponin e radhës ka rezultuar negativ.

Kështu ai sot mund të fluturojë drejt Italisë dhe të bashkohet me pjesën tjetër të futbollistëve te Napoli. Deri në janar ai do të jetë pjesë e skuadrës italianë dhe më pas mund të transferohet në ekip tjetër, nëse nuk rinovon.

Në “pole” mendohet të jetë Roma, që e ka kërkuar edhe më parë mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Hysaj është pjesë e Napolit prej vitit 2015, kur u ble tek Empoli për rreth gjashtë milion euro.