SPORT, 1 Dhjetor 2020, 10:15

Infektohet me koronavirus Lewis Hamilton

Infektohet me koronavirus Lewis Hamilton
Një tjetër sportist elitar preket nga Covid-19. Lewis Hamilton ka bërë tamponin së fundmi dhe përgjigja ka qenë ajo që piloti britanik nuk e dëshironte. Hamilton është i infektuar dhe tashmë i duhet të izolohet dhe për këtë arsye ai do të mungojë në garën e radhës në Formula 1. Piloti i Mercedes nuk do të jetë në pistën në Bahrain, në Sakhir Grand Prix. Hamilton është shpallur kampion më parë dhe mungesa në këtë garë nuk ka ndonjë ndikim për të.