AKTUALITET, 25 October 2026, 16:46

Protestuesit i lënë dy opsione Ramës në tryezën e dialogut: Zgjidh!

Protestuesit i lënë dy opsione Ramës në tryezën e

Një mesazh i drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama është vendosur para Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të protestës studentore që po zhvillohet prej 13 ditësh.

Në pankartën e vendosur përpara forcave të policisë, protestuesit kanë shkruar: “Rama, zgjidh: ose arrest në shtëpi, ose në qeli!”

Edhe në ditën e 13-të të protestave studentore, protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë.