AKTUALITET, 25 October 2026, 18:28

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë, policia përdor

Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ndërhyrja e efektivëve vjen pas përpjekjeve të policisë për të shpërndarë pjesëmarrësit në tubim, ndërsa tensionet mes demonstruesve dhe forcave të rendit vijojnë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të ndaluar apo arsyet e shoqërimit të tyre. Ndërkohë një numër i shumtë qytetarësh që po protestonin paqësisht iu kthyen policisë për veprimin e padrejtë. Turma u shpërnda duke u larguar nga bulevardi para Kryeministrisë.

Në terren ka ndërhyrë edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet për shoqërime të protestuesve nga efektivët.

Gjatë tensioneve, një i ri është shpëtuar nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët kanë ndërhyrë për të mos lejuar shoqërimin e tij nga policia.