SPORT, 29 Nëntor 2020, 23:54

“Vlen 105 milionë euro”, Interi reagon pas interesimit të Manchester City për sulmuesin

“Vlen 105 milionë euro”, Interi reagon pas interesimit të

Pep Guardiola po sheh alternativa të ndryshme për lojtarin që do të zëvendësojë Sergio Agueron sezonin e ardhshëm. “El Kun” ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez dhe do të largohet me parametra zero në fund të këtij sezoni.

Shumë emra po diskutohen nga drejtuesit e “Cityzens” dhe trajneri spanjoll. Një prej tyre është Romelu Lukaku, i cili po bën shumë mirë me Interin në Itali.

Bomberi belg ka shënuar shumë gola me zikaltrit dhe City po tenton ta rikthejë në Premier League. City e tentoi edhe në verë, por klubi italian refuzoi shitjen e 27-vjeçarit.

Telegraph raporton se anglezët nuk janë dorëzuar, ndërsa ka ndryshuar edhe qëndrimi i Interit. Zikaltrit janë gati të lejojnë largimin e goleadorit, por vetëm një kusht: Manchester City duhet të paguajë 105 milion euro për kartonin e tij.