TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Merita Filaj njoftoi policinë pak minuta para se të vendoste ti jepte fund jetës. 41-vjeçarja nga Molishti i Beratit i kërkoi dje policisë: “Ju lutem, kujdesuni për fëmijët e mi!” Më pas ajo u gjet e pajetë në kasollen pranë banesës.
Ajo jetonte me dy vajzat e mitura, nxënëse në shkollën 9-vjeçare. Ndërsa djali adoleshent dhe i shoqi ishin emigrantë në Greqi.
Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depresioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ilaçet.
“Ishte grua e mirë dhe e urtë. Tani, kohët e fundit i kishte shfaqur shenjat e depresionit, më parë jo”, tha një banore e Molishtit.
“Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, shumë njerëz të mirë dhe korrekt. Vetëm i shoqi punon, shkon në Greqi, veç të ardhurat e emigrimit kanë”, tha një tjetër banor.
Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depresioni.
“Unë si mësuese kujdestare do të jap mbështetjen time për ata dy fëmijë”, tha mësuesja.
“Na vjen shumë keq për ato të dy, mos i ndodhtë kurrë njeriu që t’i ikë nëna, sepse është shumë e rëndë”, thotë një nxënëse.
Duket se mungesa e gjatë e familjarëve ka çuar Meritën drejt aktit të rëndë për ti dhënë fund jetës dhe për të lënë fëmijët jetimë.