AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 16:17

Çështja CEZ, Balla: Nëse hetohet si duhet rrjeta me peshq të mëdhenj do jetë plotë

Çështja CEZ, Balla: Nëse hetohet si duhet rrjeta me peshq
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas gjyqit me Shkëlzen Berishën për çështjen CEZ.

Sipas tij nëse kjo çështje do të hetohet si duhet do të ketë arrestime në nivele të larta deh shumë shpejt do të dalin emra të tjerë të implikuar.

Personi që është kallëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë se bashku me babain dhe zyrtarë të lartë, tha që nuk ka dijeni.

I bëj thirrje prokurorisë që ta hetoj këtë dosje me seriozitetin më të madhe, të marrë në pyetje persona si Genc Ruli, Shkëlzen dhe Sali Berisha. Ndue Kalaj i cili duhet gjetur dhe thirrur për dëshmi edhe pse ka iku. Sepse ditën për diell ka tërhequr 6 milion euro për ditën për diell.

Për sa i përket llomotitjeve që nuk ka bërë një ditë punë, por të vetmet të ardhura i ka të deklaruar si komisione merri atij dhe çoja atij. I vetmi njeri që ka të ardhura marramendëse, që ju gazetarë nuk i bëni dot për 10 vite bashkë.

Cili është argumenti juaj kryesor për të rrëzuar shpifjen e Shkëlzen Berishës?

Sot isha përgatitur që të rrëzoja këto akuza. Zotëria është akuzuar për 200 milion euro për të një shitje toke në një fshat në jug. Kam të gjitha faturat.

Merreni dosjen, dosja e është e plotë dhe studiojeni aty i keni të gjitha. Duke qenë se kjo çështje është në hetim të prokurorisë, të gjithë janë në hetim, si Shkëlzeni dhe Saliu.

Të tjerë emra do të dalin nëse do të hetohet kjo çështje deri në fund, dhe do jetë plotë rrjeta e peshqve të mëdhenj nëse kjo çështje do shkoj deri në fund

Gjyqi ndaj Taulant Ballës, Shkëlzen Berisha mbërrin tek Krimet e Rënda (VIDEO)

Shkëlzen Berisha ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me dëshminë e tij si person që ka dijeni për privatizimin e OSHEE-së.

Ai u thirr pak javë më parë nga Gjykata për t’u pyetur për çështjen e famshme të CEZ-it. Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që e dha lajmin se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar e më pas e pranoi edhe vetë ai.

Ndërkohë ai deklaroi në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me privatizimin e OSHEE-së dhe se kishte ngritur një padi ndaj Taulant Ballës.