TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Jetmir Olldashi dhe avokati i tij, Çlirim Gjata shkuan pasditen e kësaj të diele në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dorëzuar kërkesat e tyre për çështjen “Babalja”, por nuk kanë gjetur askënd në këtë institucion. Avokati Gjata tha se prokuroria duhet t’u vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Balabe”.
“Këtu nuk kemi asnjë proces ligjor, kemi shkelje të Kushtetutës. Kërkojmë të na vihen në dispozicion dosja me numër përkatës në lidhje me akuzat ndaj personit që unë përfaqësoj. Duam të dimë se çfarë ka bërë prokuroria në lidhje me hetimin e audiopërgjimin.
Prokuroria është e detyruar me ligj që të na japë të gjithë informacionin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet prokuroria të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë.
Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, – tha ndër të tjera avokati Gjata.
Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashi, për kallëzim të rremë ndërsa për Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti ka kërkuar “arrest me burg”./LAPSI.al