TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas gjashtë muajsh pandemi, Cërriku është futur për herë të parë në hartën Covid. Ditën e djeshme janë konfirmuar tre raste me të infektuar.
Abc News raporton se rastet janë një çift bashkëshortësh, të cilët ishin kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe kanë marrë pjesë në të paktën dy ceremoni mortore.
Grupi epidemiologjik po bën gjurmimin e kontakteve të tyre. Ndërsa rasti i tretë është një ish punonjës i policisë në këtë qytet.
Ish polici po merr trajtim mjekësor dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë. Situata nga Covid-19 në vend vijon të jetë e rëndë.
Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 155 raste dhe katër humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.