TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja e 17-vjecares Enisa Doda, në Velipoje, ka ardhur si pasojë e mbytjes.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhūne.
Enisa Doda
“Vajza nuk ka shenja dhūne.
17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari ka pranuar të flasë para hetuesve.
Indrit Bajraktari
Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.
25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë.
Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.