AKTUALITET, 21 Gusht 2020, 11:36

“Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS”, PD: Konkurset janë fiktive!

“Drejtorët e shkollave zgjidhen nga kryetarët e PS”, PD:


Partia Demokratike denoncoi sot përzgjedhjen sipas saj të drejtorëve të shkollave nga kryetarët e Partisë Socialiste.

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan se konkurset bëhen fiktivisht dhe se rilindja kërkon fare hapur të sanksionojë politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

“Kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm. Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën”, shkruan Boçi.

Boçi thotë më tej se në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi që sipas tij ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

POSTIMI:

KRYETARJA E PS EMËRON DREJTORËT E SHKOLLAVE “ME KONKURS”

Nuk mjaftoi që prej 2013 pjesa më e madhe e drejtorëve të shkollave, në shkelje flagrante e me çdo ligj e moral, ishin të komanduar.

Pasi shpikën “Shkollën e partisë së drejtorëve”, tani rilindja kërkon fare hapur të realizojë pseudo-konkurse, për të sanksionuar politikisht në drejtim të institucioneve arsimore njerëzit e saj të thekur.

Fushata pothuaj ka filluar dhe kamikazët, sidomos në arsim, duken të domosdoshëm.

Këta mund të kërcënojnë, detyrojnë e dhunojnë hapur mësuesit e nxënësit për votën.

Pa pasur as turp, as stepje se po degradojnë më shumë arsimin, komisionet e konkurseve diktohen me urdhër të pastër politik.

Në Librazhd, për ZA-në atje, anëtare e komisionit të “konkursit” është dhe kryetarja e PS, E. Poçi. Ka ardhur me letër të posaçme nga partia (Bashkia).

A thua është konkurim për kryetar grup seksioni partie!?

Kryetarja e PS e komisionit për drejtorë, patjetër nuk harron t’i përcjellë komisionit direktivat e shokut Taulant!

E mendoni tani se çfarë drejtësie ka aty, kur çdo anëtar komisioni sheh me sy nga kryetarja e PS për çdo mendim e votë?!

A mos vallë pritet të emërohen më të mirët apo më të aftët?! As mos e mendoni.

Nëse nuk është militant, shkallën e angazhimit të cilës e cakton kryetarja e partisë, nuk ka shanse.

Që do ishin politike këto pseudo-konkurse për drejtorë kjo dihej, por ta kishin bërë pak me lezet të paktën.

Mirë që janë arrogantë, harbutë dhe dhunues të ligjit, por janë dhe banalë dhe të pacipë.