AKTUALITET, 21 Gusht 2020, 11:07

Banorët e Vorës në protestë kundër ndërtimit të rrugës dytësore: Nuk na ka pyetur askush. Preket qendra dhe 70 objekte

Banorët e Vorës në protestë kundër ndërtimit


Banorët e Vorës ka protestuar sot kundër ndërtimit të rrugës që shkon paralel me autostradën pasi sipas tyre është i pakonsultuar dhe prek qendrën e qytetit, duke prishur lulishten si dhe 70 objekte.

Banorët shpejguan për “News 24’ se para një viti janë kryer punime për një projekt tjetër, ndërsa pas tërmetit në mënyrë të menjëhershme ata mësojnë se lulishtja e qytetit do të prishet dhe do të ndërtohet një rrugë paralel me autostradën për të shkuar në fshatin Marikaj.

Sipas banorëve kjo është goditja e dytë. Banorët e kundërshtojnë këtë projekt që përveçse prek pallatet e dëmtuar nga tërmeti, prek dhe rreth 70 objekte të tjera, banesa, shërbime që nuk kanë asnjë dëm nga tërmeti.

Ndërkohë që sipas tyre do të ngrihen pallate që nuk kanë të bëjnë me popullsinë e Vorës.

Banorët thonë se nuk do tërhiqen nga kjo protestë e dytë dhe i bëjnë thirrje firmës të mos sjellë punëtorët e saj sepse në të kundërt do të ketë përplasje.

“Projekti në fshehtësi, pa miratimin e banorëve. Të sistemohet të bëhet një plan që na takon ne, jo të vendosin ata. Sado të fuqishëm qofshin ata, është e papranueshme. Ka zgjidhje për të bërë dhe rrugën e Marikaj dhe ato që ka nevojë ky qytet.

Nuk na kanë njoftuar fare që do bëhet rrugë. Një pushtet vendor duhet të ketë një projekt dhe të thërrasë banorët. Nuk dimë asgjë, nuk na ka njoftuar asnjë. Ne shohim punëtorët e firmës, duke vënë piketat. I thashë më sill një letër.

Bëhet fjalë për gjelbërimin e Vorës. Nuk ka logjikë, ka zgjidhje të tjera. Ata do prishin jo vetëm lulishten por dhe objekte të tjera. Prishet qendra e Vorës. S’dimë asgjë. Si mund të prishet ai investim, a është gjaku jonë. Si i marrin këto iniciativa?”, u shprehën banorët.