TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar 50 vjeçaren Shpresa Tollumi me funksion kryeinfermiere pranë Shtëpisë së Mbështetur “JETA” në Cërrik, në varësi të Spitalit Psikiatrik Elbasan.
Arrestimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetasia: Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.
Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokopisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
TPZ.AL