AKTUALITET, 13 Maj 2020, 11:49

VIDEO/ Ministria e Shëndetësisë: Ja sa pacientë aktivë kemi sipas zonave, sot edhe gjashtë të shëruar

VIDEO/ Ministria e Shëndetësisë: Ja sa pacientë aktivë


Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit edhe gjashtë qytetarë janë shëruar, duke iu shtuar numrit të personave që e kanë mundur koronavirusin.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar”, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit për situatën e epidemisë në vend.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)

Testime të kryera 11578

Raste pozitive 876

Raste të shëruara 682

Raste Aktive 163

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 70

Krujë 49

Shkodër 16

Kamëz 12

Fier 5

Berat 3

Elbasan 2

Kurbin 1

Mirditë 1

Durrës 1

Korçë 1.