AKTUALITET, 3 Maj 2018, 18:12

Greqi/ Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, 19 të arrestuar, 5 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës, 19 të

Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kanabisit dhe të kokainës.

Në pranga  janë vënë 19 persona, 12 grekë, 5 shqiptarë, një moldave dhe një rumune.

Operacioni u zhvillua në Janinë ku u arrestuan 10 persona, në Rodos 8 persona dhe  një në Athinë.

Vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë organizatë kriminale. /oranews/