AKTUALITET, 16 Janar 2019, 16:02

"Qupa spathi e Ramës", deputeti kapet keq me Gjonajn: Kështu të do partia, hë më ta lumsha!

Ditën e sotme qeveria "Rama", përmes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka sulmuar sërish "Zërin e Amerikës", lidhur me publikimin e skandalit për punësimet partiake në burgje.

Lidhur me këtë deklaratë të saj ka ironizuar keq dhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili e quan Gjonajn: “qupa spathi”.

Reagimi i Boçit:

Hahahaha!

“Qupa spathi” nën mëngë, e Ramës na paska “shkallmuar” sot me deklaratat e saj, Zërin e Amerikës.

Sipas Qupës së Pallatit ”176”, Rama nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime.

Fajin e ka Zëri i Amerikës!

Aferim Qupe!

Armiku mbetet armik dhe sikur një dhëmb t’i mbetet.

Kështu të do Partia, he me ta lumsha!

Partia Socialiste marshon përpara!

PJESË NGA DEKLARATA E GJONAJT:

“Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve.

Duhet parë nëse deklaratat  e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët.

Jemi të hapur për këto që  është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve.

Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë.