AKTUALITET, 16 Janar 2019, 15:11

Thirrja e Vasilit: Qytetarë hapni sytë, kjo qeveri nuk njeh ligj!

Thirrja e Vasilit: Qytetarë hapni sytë, kjo qeveri nuk njeh ligj!

Përmes një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u bëri thirrje qytetarëve të hapin sytë, pasi sipas tij kjo qeveri nuk njeh zbatimin e ligjit.

Duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga Zëri i Amerikës për emërime politike në Drejtorinë e Burgjeve, Vasili u shpreh se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit.

Kjo qeveri gjykon t’i shpallë luftë edhe Zërit të Amerikës që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje. Përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme. Kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet.

Thirrja ime eshte e përsëritur për një ligj që nuk funksionon dhe është kapur nga kryeministri. U them vetëm kaq: Qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe këta ministra nuk njohin ligj. Këta nuk kanë trup edhe para provave që i thonë po vetë.”- tha Vasili.