AKTUALITET, 27 Qershor 2018, 09:46

Emri/ I riu nga Hasi përfundon në pranga, gabimi i madh që bëri me policin

Emri/ I riu nga Hasi përfundon në pranga, gabimi i madh që

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative, por e peson keq i riu nga Hasi. Shtetasi Kristal Brati, 25 vjeç, banues në Has u arrestua në flagrancë.

Njoftimi i policise 

Më datë 26.06. 2018, nga efektivët e policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në aksin rrugor Thumanë – Lezhë, në vendin e quajtur Gjormë, u kap në flagrancë shtetasi :

– Kristal Brati , 25 vjeç, banues në Has.

Ky shtetas i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5, me shpejtësi tej normave të lejuara të konstatuar nga Radari.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua shuma monetare.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Te lidhura