AKTUALITET, 21 August 2026, 09:27

"Burrështetas"/ Rama e vizitoi në Hagë, Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Hagë, duke e cilësuar atë si një figurë me vlera të larta morale dhe një shqiptar të fortë.

Në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini, Thaçi ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhin e përcjellë nga Rama.

 “Njeri me vlera të larta morale, shqiptar i fortë dhe burrështetas i vyer.

Unë jam shtetas edhe i Shqipërisë.

Shteti Shqiptar bëri gjithë atë që mund të bënte”, theksoi Thaçi.