TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“E kemi shkatërruar Iranin”. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste telefonike me Michael Cohen, ish-avokatin e tij dhe një prej dëshmitarëve kryesorë kundër tij në çështjen gjyqësore që lidhej me marrëdhënien e Trump me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Sipas Trump, Irani “ka ende disa raketa dhe dronë, por kapaciteti i tij prodhues është i kufizuar”. Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara “kontrollojnë në thelb ngushticën e Hormuzit” dhe se shumë shpejt do të kenë “kontroll të plotë” mbi të.
Ndërkohë, tensionet në terren vijojnë të përshkallëzohen në rajon. Sipas televizionit arab Al Jazeera, forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) po pengojnë ambulancat që të mbërrijnë te palestinezët e plagosur pas sulmeve të kryera nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ngjarjet raportohet se kanë ndodhur në Khirbet Deir Shams, në jug të Hebronit, ku tre palestinezë mbetën të plagosur pas sulmeve të kolonëve ndaj banesave të tyre.
Al Jazeera raportoi gjithashtu se ushtria izraelite ka deklaruar se forcat e saj kanë qëlluar për vdekje një palestinez pranë Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Sipas versionit të ushtrisë izraelite, personi u qëllua pasi “tentoi të godiste me thikë ushtarët gjatë një operacioni ushtarak”.
Zhvillimet e fundit vijnë në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet tejet e tensionuar, ndërsa deklaratat e Trump për Iranin dhe kontrollin e ngushticës së Hormuzit shtojnë shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.